Ka ndodhur

AKU bllokon 10 tonë miell në Korçë me afat të kaluar përdorimi

Gazeta Si – AKU në Korçë, ka bllokuar 10 tonë miell në një furrë buke, pasi i kishte kaluar afati i përdorimit.

Gjatë kontrollit të AKU-së në këtë biznes u konstatua se në ambientet e magazinimit u evidentua sasia prej 10 ton miell me afat të kaluar përdorimi.

Furra e bukës u gjobit me 500 mijë lekë si dhe u bllokua sasia e miellit për t’u asgjësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë