Ka ndodhur

Sekuestrohet arsenal armësh në Dibër, arrestohen babë e bir

Gazeta Si – Një arsenal armësh është sekuestruar në Dibër gjatë një aksioni të koduar “Weapons”. Policia thotë se u arrestuan D.D., 68 vjeç dhe djali i tij PD., 38 vjeç, në banesën e të cilëve në fshatin Shullan u gjetën 2 kallashnikovë, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 kapsolla detonatore, 715 fishekë dhe 5 krehëra arme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për  veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë