Ka ndodhur

Kukës, i dëmton gishtat bashkëshortes me thikë dhe e kërcënoi se do ta vriste

Gazeta Si – Një 36-vjeçar me iniciale B.S.,  është arrestuar në Kukës pas një konflikti me bashkëshorten, të cilës i kishte dëmtuar gishtat e dorës më thikë dhe e kërcënonte se do ta vriste së bashku me vëllanë e saj me armë zjarri. Policia thotë se shtetësja L.S., 35 vjeçe ka mbetur e dëmtuar në gishtat e dorës nga mjeti prerës.

Gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë