Ka ndodhur

Sekuestrohet një pushkë dhe një sasi municioni luftarak, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi është kapur me armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fishekë.

Policia thotë se është vënë në pranga 33-vjeçari R. S, banues në Peshkopi. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë