Ka ndodhur

Një person gjendet i vdekur në Milot, dyshohet se është aksidentuar

Gazeta Si – Trupi i pajetë i një personi është gjetur në Milot të Kurbinit, ku dyshimet paraprake janë se viktima, me iniciale Z.K., 68 vjeç është aksidentuar nga një automjet që më pas është larguar.

Sipas burimeve policore, në vendin e ngjarjes janë gjetur copa xhamash të një makine, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale, si pjesë të mjetit që dyshohet që e ka aksidentuar të moshuarin banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë