Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Shkodër me akuzën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Policia thotë se tëarrestuarit i përkasin një grupi, që është marrë më prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali dhe paratë e siguruara prej këtij aktiviteti të paligjshëm i kanë pastruar në vendin tonë përmes investimeve në sektorë të ndryshëm.
“U arrestuan M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë në Itali për narkotikë, dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, njofton policia.
Gjatë operacionit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike heroinë, rreth 4.3 kilogramë kanabis, dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane me foton e këtij shtetasi dhe me gjeneralitetet e një shtetasi italian.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




