Ka ndodhur

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, plagoset një grua

Gazeta Si – Një bombël gazi ka shpërthyer në fshatin Troshan të Lezhës. Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar një grua, Gjyste Luka.

E lënduara është nisur për të marrë kujdes shëndetësor në Tiranë, ndërsa nuk dihen ende detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë