Ka ndodhur

Mashtronin të huajt përmes ‘Call Center’-it, në pranga dy administratorë në Tiranë

Gazeta Si – Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen për mashtrim dhe për fshehje të ardhurash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trick”, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetases B.K., 37 vjeçe dhe shtetasit R.K., 40 vjeç, të dy administratorë në një “Call center”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë