Gazeta Si – Pas katër ditë kërkimesh nuk ka ende asnjë gjurmë për trupin e 10-vjeçarit që dyshohet se ka humbur jetën, pasi u mor aksidentalisht nga lumi Fan në Mirditë.
Polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit. Ditën e djeshme u bë edhe devijimi i pjesshëm i ujit pranë një ure ku dyshohej se mund të ishte trupi i pajetë i të miturit, por pa sukses.
Tre ditë më parë, 10-vjeçari po luante me shokët kur topi i ra në lum. Ai tentoi ta merrte, por rrëshqiti brenda rrjedhës. Përveç urës, banorët dhe familjarët kërkojnë që të hapen portat e HEC-it në Reps.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




