Ka ndodhur

Arsenal armësh në një banesë në Tiranë, mes tyre ‘shotgun’ dhe disa shpata

Gazeta Si – Një arsenal armësh është zbuluar nga policia në Tiranë, ku policia ka arrestuar 38-vjeçarin E.M., banues në rrugën “Bajram Çela”, si dhe ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij për mos kallëzim krimi.

Gjatë kontrollit të banesës së E.M., policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu shotgun, tre armë zjarri pistoleta me mulli, një pushkë sportive, tre armë antike, një krehër me municion luftarak, shtatë shpata antike, dy thika, një palë dylbi ushtarake dhe një armë zjarri “Sharrs”.

Të gjitha këto armë, 38-vjeçari i kishte fshehur në garazhin në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit A.M. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë