Ka ndodhur

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, plagosen të dy shoferët

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Lezhë-Milot. Nga përplasja mes dy automjete më njëri-tjetrin janë plagosur të dy drejtuesit e tyre. Ata janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore në spital.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja e këtyre automjeteve ka ardhur pas një parakalimi të gabuar.

Nje nga makinat e perplasura ne aksident. Gazeta Si, 7 prill 2022

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë