Ka ndodhur

Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë publikë për shpërdorim detyre

Gazeta Si – Nëntë funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme, janë pezulluar nga puna, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Funksionarët e pezulluar ushtronin detyra në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë, kryesisht në drejtoritë e mjedisit dhe pyjeve.

Zyrtarët e pezulluar nga puna janë: Gëzim Pasho, Fjoralba Tota, Marin Shpata, Erion Qelemeni, Julian Muke, Kostandin Dishnica, Paqesor Cane, Olsi Jarazi dhe Jorgji Menkshi.

“Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë