Gazeta Si – Që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes, pjesa më e madhe e Lezhës, përfshi edhe qytetin, janë përballur me mungesë e energjisë elektrike.
Sipas informacioneve paraprake, nënstacioni elektrik në Lezhë nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kv në Dajç.
Energji kanë vetëm zona e bregut të Matit, që furnizohet nga nënstacioni i Rrilës. OSHEE bën me dije se po punon për rikthimin e energjisë, ndërkohë që pritet riparimi i defektit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




