Gazeta Si – Kreu i Hekurudhës shqiptare, Ani Dyrmishi ka dhënë dorëheqjen pas më shumë se 4 vjetësh në këtë post.
Ai u emërua në këtë detyrë më 4 dhjetor 2017 dhe para se të emërohej ka mbajtur mbante postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës.
Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës si drejtor i Hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij. Ngjarja ndodhi në 19 nëntor 2018 dhe për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Ishte vetë Dyrmishi ai i cili pikasi lënën plasëse, e cila ishte vendosur pranë makinës së tij të parkuar në lagjen nr. 4 në një shishe plastike dhe pranë saj edhe një telefon celular. Ai nuk ka hipur në makinë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Ndërsa një vit më vonë, në 15 tetor 2019, makina që përdorte Dyrmishi është qëlluar me breshëri automatiku nga persona të paidentifikuar.
Automjeti në fakt ishte në emër të I.B., shoferi i Dyrmishit dhe dyshimet ishin se incidenti ishte një mesazh për kreun e Hekurudhave.
Ai pranoi se është qëlluar ndaj makinës me të cilën qarkullonte, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me personin e tij.
Dyrmishi u largua nga Hipoteka e Durrësit pak pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të jepnin dorëheqjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



