Ka ndodhur

I dënuar për drogë në Itali, kapet 42 vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 42 vjeçar i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh në Itali, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Policia njofton se Klodjan Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, është arrestuar me qëllim ekstradimi në drejtim të vendi fqinj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë