Gazeta Si – Dy persona , babë e bir janë plagosur rëndë në aksin nacional Çermë-Divjakë në Lushnjë, si pasojë e një aksident me motor.
Të plagosurit janë L.V., 44 vjeç dhe djali i tij A.V., 12 vjeç Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku teksa udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.
Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës ku nga informacionet e marra nga mjekët, gjendja e tyre paraqitet shumë e rënduar dhe në rrezik për jetën. Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse në kokë.
Sipas grupit të ekspertëve të policisë, dyshohet se motoçikleta ka qenë me shpejtësi të lartë para përplasjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



