Tre shqiptarë dhe një shtetas grek kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga policia greke në zonat, Zografi e Vuliagmeni në Athinë.
Nga kontrollet e kryera nw tri banesa janë sekuestruar 10 kg 399 gram kokainë.
Po ashtu janë sekuestruar 62 gram kokainë në gjendje të lëngshme, 900 gram marijuanë, 2 pistoleta, 13 fishekë, 625 euro, 60.000 lek shqiptare, 5 peshore, 8 celulare dhe 2 automjete.
Mësohet se të arrestuarit shqiptarë ishin të moshës 36, 46, 48 vjeç, ndërsa shtetasi grek i moshës 45 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



