Filma

Netflix dhe Sony ndalojnë filmat e ardhshëm me Will Smith

Ashtu siç pritej, kaosi i lindur nga shuplaka që Will Smith i dha Chris Rock në natën e ceremonisë së Oscars, nuk ka përfunduar ende. Pas dorëheqjes së aktorit nga Akademia, mediat amerikane thanë se disa nga projektet e tij të radhës të profilit të lartë mund të anashkalohen për shkak të skandalit.

Netflix në veçanti, mësoi Variety, po frenon filmin e ardhshëm aksion “Fast and Loose” në të cilin Smith pritet të luajë. “Kërkimet për një regjisor të ri janë ndalur. Nuk është e qartë nëse Netflix do të vazhdojë dhe nëse po, nëse do të kërkojë edhe një protagonist të ri”, shkruan gazeta.

Projektet në rrezik

Por ka edhe një projekt tjetër të rëndësishëm, i planifikuar në muajt në vijim: është drama e skllavërisë “Emancipation” që Apple + bleu për 120 milionë. Ai do të dilte këtë vit, duke e bërë Smith një kandidat të mundshëm për një Oscar të ri, por studiot nuk kanë caktuar një datë për premierën dhe nuk pranuan të komentojnë për momentin.

Jo vetëm. Edhe Sony, shkruan Hollywood Reporter, ka ndalur zhvillimin, tashmë në një fazë të avancuar para Oscars, të “Bad Boys 4”. Smith dha dorëheqjen nga Akademia javën e kaluar duke thënë se ishte gati të pranonte pasojat e mëtejshme. Çështja është në shqyrtim nga Bordi i Guvernatorëve, i cili mund të vendosë që në mbledhjen e radhës, të planifikuar për 18 prill.

Mbrëmjen e së dielës (27 mars) teksa komediani Chris Rock prezantoi çmimin e dokumentarit, ai bëri një koment për flokët e Jada Pinkett Smith, gruas së Smith, e cila vuan nga alopecia (sëmundje që shoqërohet me rënie flokësh) dhe aktori Will Smith do të ngrihej në skenë dhe do ta godiste me shuplakë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë