Ka ndodhur

Shpërndante kanabis në doza, arrestohet 24-vjeçari në Berat

Gazeta Si – Policia e Beratit ka vënë në pranga një 24-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.

“Dy të rinjtë ushtronin  aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza”, informon policia.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë