Ka ndodhur

Moti i keq/ Bllokohet aksi rrugor Elbasan –Librazhd

Të premten në mbrëmje është bllokuar aksi rrugor Elbasan – Librazhd nga të dyja anët dhe shkak për këtë është bërë moti i keq.

Policia njofton të bëhet kujdes, ndërsa vijon puna për zhbllokimin e këtij aksi.

“Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë