Ka ndodhur

Kurbin, ‘dhomë bari’ brenda banesës për kultivimin e bimëve narkotike

Gazeta Si – Një 47 vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin, pasi brenda në banesën e tij është zbuluar një dhomë e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike e anë të llambave.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L.N., është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë