Gazeta Si – Franca ka zbutur masat anti-Covid për qytetarët shqiptarë, duke e futur vendin tonë në listën e vendeve jeshile.
MEPJ, thotë se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore, por pasi të kenë plotësuar një nga kushtet e mëposhtme:
Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.
Cikli, quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.
Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ / 72 orë ose testi antigjenik negativ / 48 orë.
Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid 19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo më pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë). Ndërsa fëmijët deri në mohën 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




