Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniciale F.V., nga Dibra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur në Francë, duke u ekstraduar këtë të premte në Rinas.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në maj të vitit 2018, në Peshkopi i riu në bashkëpunim me të vëllain ka qëlluar armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. M. dhe A. A. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A. M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




