Gazeta Si – Një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, e mbetur në tentativë në Itali, është arrestuar në Berat.
Policia thotë se Alekandër Agaçi është anues në Fier dhe gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




