Ka ndodhur

Shtrohet traseja e Aeroportit të Vlorës

Puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës vijon dhe sipas Kryeministrit Edi Rama është përmbyllur faza më delikate e punimeve.

“Punë e paqme për krijimin e “dyshemesë” së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroporteve”, shkruan ai.

Rama e shoqëron postimin me një video të shkurtër, ku tregohet shtrimi i trasesë së aeroportit, që sipas projektit do të jetë në gjendje që të presë e nisë fluturime edhe ndër-oqeanike.

Aeroporti po ndërtohet nga konsorciumit të kompanive Mabetex Group (50%), YDA-Group (48%) dhe kompania 2A Group shpk (2%). Vlera e investimit është rreth 100 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë