Gazeta Si – Dy persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është vënë në pranga, pasi akuzohen për mbajtjen e parave të padeklaruara dhe për kontrabandë mallrash.
Policia e Shtetit thotë se në dy pikat kufitare të vendit, Kakavijë dhe Morinë, janë kapur me 61.150 euro të padeklaruara dy shtetas.
Në Morinë, pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. S., është gjetur dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Ndërsa në Kakavijë janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, në çantën e shtetasit K.Q., 49 vjeç.
Ndërsa në portin e Vlorës, është vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga ky shtetas, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




