Gjatë pasdites së të martës janë dëgjuar të shtëna në qytetin e Elbasanit.
Policia ka njoftuar se pak metra më poshtë vendit ku janë dëgjuar të shtënat është gjendur i braktisur mjeti tip B.M.W, ngjyrë e zezë, me xhama të thyer e goma të shpuara.
Më tej njoftohet se targat janë deklaruar të vjedhura në Durrës më datë gjatë javës së shkuar.
Deri më tani nuk ka të dhëna për dëmtime në njerëz.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




