Dhjetëra qytetarë janë bashkuar përsëri përpara kryeministriaë dhe me pankarta në duar kundërshtojnë rritjen e çmimeve.
Në protestat e mëparshme protestuesit kërkuan heqjen e taksave, heqjen e akcizës dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik dhe i lanë kryeministrit Edi Rama afat për përmbushjen e kërkesave.
Ndërkaq, çmimi i naftës që ka shkuar deri në 237 lekë për litër e të produkteve të tjera bazë.
Migen Qiraxhi, nga organizata joqeveritare “Qëndresa Qytetare” u shpreh në protesë se ditën e sotme kanë vendosur që protesta të fokusohet më së shumti te sloganet dhe shtoi se qëllimi i tyre është që të ushtrojnë presion te qeveria, që çmimet të pësojnë një normalizim.
“Për të pasur një formë të re komunikimi, kemi arsyetuar dhe lajmëruar që sot do të jetë ditë pa fjalime. Ne do të duhet të kemi sistemin e audios, për të orientuar dhe sjellë vëmendjen. Janë suportet që ne i kemi marrë masash, për turmën e njerëzve që duhen të udhëzohen”,tha Qiraxhi.
Sipas tij disa ditë më parë ishin 200 të rinj që u shoqëruan në komisariatet e vendit.
“Nëse ka moment që t’ia shohim hajrin demokracisë, është të protestojmë. Ne tashmë kemi marrë një mësim të jashtëzakonshëm. Nëse bëhemi bashkë ne frymëzojmë qytetarët. Ne kemi treguar që e lemë protestën, por lajmi i mirë është që jemi rikthyer. Qytetarët rikthehen dhe s’duhet të pezmatohemi te numrat”, shtoi Qiraxhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




