Ka ndodhur

Ndezën zjarr për hapjen e kullotave, dy të arrestuar në Tiranë dhe Vlorë

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar, psi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme të kullotave. Një 60-vjeçar u vu në pranga në Tiranë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia thotë se shtetasi D.S., dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli, duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Edhe në Vlorë policia arrestoi një 57-vjeçar që akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr.

L.H., ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Ish-grumbullimi”, në Orikum, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë