Ka ndodhur

Sherr me sende të forta, dy të plagosur në Tiranë

Dy persona u konfliktuan me njëri-tjetrin duke mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë tek rrethrrotullimi i Saukut rreth orëve të para të mëngjesit.

Si pasojë e një konflikti, për motive të paqarta, mbetën të lënduar M.D. dhe S.S. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve pas goditjeve me sende të forta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë