Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar pas mesnate në një hark kohor brenda 10 minutash në qytetin e Shkodrës.
Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 02:20, ndërsa 10 minuta më pas u dëgjua shpërthimi tjetër. Nga informacionet, lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve, njëri në zonën pranë prefekturës ndërsa tjetri në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë”.
Bëhet fjalë për një butik në pronësi të ish deputetit të PD dhe ish kandidatit të PD për kryetar bashkie në 6 mars, Xhemal Bushati, ndërsa tjetra pranë një supermarketi që ndodhet vetëm 10 metra larg karburantit.
Raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




