Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se kanë vijuar inspektimet në tregje dhe markete të ndryshme të vendit. Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, ka theksuar se është nxjerrë një urdhër për shtimin e kontrolleve dhe monitorimin më të thelluar gjatë periudhës së fundit të janarit dhe e kemi shtrirë dei tani, që kur kjo sëmundje filloi të shfaqej në vendet e BE-së.
Ajo shtoi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron dhe inspekton të gjithë territorin e vendit në kuadër të garantimit të shëndetit të konsumatorit, parandalimin e praktikave abuzive në tregtimin e vezëve të pavulosura e me mungesë gjurmueshmërie dhe mishit të pulës pa dokumentacion të rregullt veterinar nga thertorja e pa certifikatë veterinare.
“Po kryhen kontrollet në të gjithë drejtoritë rajonale në pikat e tregtimit, magazinat, tregjet, marketet e supermarketet, stabilimentet e prodhimit të vezëve e përpunimit të mishit të shpendëve”,shtoi më tej Deda
Drejtoresha e AKU-së u bëri thirrje shtetasve se produktet e kontrolluara janë të sigurta dhe kërkoi konsumatorëve bashkëpunim që të denoncojnë çdo abuzim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




