Ka ndodhur

I dërgoi kushëririt një plumb gjatë vizitës në burg, policia arreston në flagrancë qytetarin

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar këtë të mërkurë një vizitor në burgun e Lushnjes. Arsyeja e arrestimit ishte se të riut gjatë kontrollit i është gjetur një plumb.

Sipas njoftimit i riu me iniciale  K.Sh ishte banues në Memaliaj dhe kishte sjellë një qese me veshmbathje, për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë