Pas betimit të anëtarit të tetë të Gjykatës Kushtetuese, gjygjtarit Sandër Beci, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Në një mesazh në Twitter, Ambasada ka mirëpritur betimin dhe theksoi se reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara.
“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, që përfaqëson ecurinë e pandërprerë të Reformës në Drejtësi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve”,thuhet në njotimin e Ambasadës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




