Ka ndodhur

Kërkohej nga shteti italian për trafik droge, arrestohet në Dibër 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali, ka rënë sot në pranga në Dibër.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin Roland Farruku, banues në Peshkopi

“Gjykata e Ankonas, e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Trafik Narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej policia ka theksuar se Farruku do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënnimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë