Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët bektashinj me rastin e festës së Sulltan Novruzit me një video të shkurtëtr nga një prej vendeve më të shenjta për ta në Shqipëri; Mali i Tomorit.
“Me këtë super pamje nga Mali i shenjtë i Tomorrit ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Sulltan Nevruzin, festën simbol të fitores së pranverës mbi dimrin, të shpresës mbi dëshpërimin! Shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë! Ju ndihmoftë Abaz Aliu dhe të keni bekimet e Zotit!”, shkruan Presidenti.
Kryeministri Edi Rama uroi me një fotografi nga Teqeja e Sari Salltikut në Malin e Krujës, një tjetër vend i shenjtë për bektashinjtë.
“Me teqenë magjike të Sari Salltikut e me urimin për besimtarët bektashinj në këtë ditë të shënuar sot për ta, ju uroj të gjithëve një ditë me dritë brenda vetes”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




