Ka ndodhur

Vidhnin bagëtitë në Greqi, kapen në kufi 4 persona

Policia Kufitare e Qafë Botës ka arrestuar 4 shtetas, që kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti, dhe po tentonin t’i kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Shqipëri.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në vendin e quajtur ‘Katajeto’, Bashkia Konispol, kanë bllokuar disa bagëti (viça), që katër shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i fusnin nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka vënë në pranga për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit F. D., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë; E. B., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë; Xh. D., 23 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, M. D., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë