Ka ndodhur

Xhiro me biçikletë me kallash me vete, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Vorës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri me vete.

Policia thotë se në pranga ka përfunduar 18-vjeçari me inicialet B. M, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas policisë, i riu është konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, duke lëvizur me biçikletë dhe gjatë kontrollit të ushtruar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon puna për zbardhjen e qëllimit dhe motiveve pse ky shtetas qarkullonte me armë zjarri.

Policia thotë se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë