Ka ndodhur

I dënuar për vrasje në Shkodër, kapet në Belgjikë 36-vjeçari

Gazeta Si – Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pr vraje është arrestuar në Belgjikë. Interpoli shqiptar njofton e në pranga ka rënë Mariglen Përgjini, 36 vjeç  lindur në Manati, Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Për t’iu fshehur autoriteteve të drejtësisë, 36-vjeçari përdorte jë pasaportë të falsifikuar bullgare. Përgjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 18 vjet burg, nga të cilët i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vjet, 4 muaj dhe 27 ditë burg.

Gjithashtu ky shtetas është dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë