Ka ndodhur

Qëllohet me armë zjarri në ajër në Babrru, nuk ka të lënduar

Gazeta Si – Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër paditen e të premtes në zonën e Babrrusë në Tiranë.

E njoftuar nga qytetarët, policia ka shkuar në vendngjarje dhe në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një gëzhojë arme zjarri. Policia thotë se nuk ka persona të lënduar dhe se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë