Gazeta Si – Një 50-vjeçar, i cili po priste dru me motosharrë është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 15.00, në vendin e quajtur “Ara e Priftit” në malin e Bllacës, Bulqizë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rr.T., 50 vjeç, banues në Bllacë, Bulqizë.
Së bashku me një person tjetër, duke prerë një pemë të llojit “Ah” gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka humbur jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




