Ka ndodhur

Berat, gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit i riu shurdh-memec

Gazeta Si – Një 23-vjeçar shurdh-memec, me iniciale Ll.P., i denoncuar si i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët e tij, është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sepur në Berat.

Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s këtë të enjte pas kërkimit në vendin ku dyshohej se mund të kishte rënë.

Familjarët e 23-vjeçarit, kishin denoncuar në polici se i riu që nuk fliste dhe as dëgjonte, ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t’ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë