Ka ndodhur

Gjendet lëndë narkotike brenda burgut të Peqinit

Gazeta Si – Në ambientet e vuajtjes së dënimit në Peqin është gjetur një sasi me lëndë narkotike, ku dyshohet e paraprakisht janë sekuestruar 10 gramë kanabis sativa.

Lënda narkotike është gjendur në ambiente të përbashkëta që përdoren nga ana e të dënuarve.

Më herët, në burgun e Fierit u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën të fshehura në neonin e tavanit në palestër.

Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë