Gazeta Si - Sokol Sanxhaktari dhe shoku i tij Adriano Hajdari jnë dënuar me 18 vite burg, për vrasjen e mikut të tyre Florian Lamçe në një lokal para dy vjetësh në Elbasan.
Sanxhaktari dhe Hajdari akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim. Gjykta dha ndaj tyre 18 vjet burg dhe periudhën e sigurisë që të vuajnë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.
Në janar të këtij viti, Prokuroria e Elbasanit kërkoi nga 20 vjet burg për secilin dhe nga 6 vjet për dy bashkëpunëtorët e dyshuar.
Ndërsa Amadeus Lamçe, i akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, u dënua me 5 vite burg.
Për Mehmet Muçën të akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, 5 vjet burgim
Mëngjesin e 30 korrikut të 2020, të dyshuarit vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë bashkë në një lokal.
Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani. Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit.
Viktima, Florian Lamçja, ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.
Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan.
Pas dyshimeve të para dhe mohimeve, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental, teksa ndodheshin të shoqëruar në polici.
Në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ta pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige dhe shishe, kishte bërë vetëvrasje, duke i rënë me grushte xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.
Ky përgjim ambiental, tregon alibinë e dështuar të dhëndrrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, që ka kërkuar që ngrejë për hetuesit.
Në një moment gjatë bisedës, Sanxhaktari i thotë mikut të tij Hajdarit të mos shqetësohej se “do i bëjmë nja dy muaj burg”, duke u përpjekur të fshihnin krimin.
Një fakt i tillë, është konsideruar si provë e fortë nga prokurorët për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsideroheshin si persona me precedentë penalë në Elbasan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.