Gazeta Si – Një shtetase italiane e identifikuar si E.M., 46 vjeçe dhe banuese në Brindizi, është proceduar penalisht pasi dyshohet si autore e vjedhjes së një bizhuterie, në një argjendari në lagjen “Pavarësia 3”.
Ajo ishte e shoqëruar me dy vajza të tjera, të cilat shpërqendruan shitësen, teksa nga ana tjetër vidhej byzylyku.
Vlera e byzylykut me diamante ishte shumë e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.
Pas vjedhjes, drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tre vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe më pas u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal, ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës duke pranuar autorësinë e vjedhjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




