Ka ndodhur

Xhaxha dhe nip tregtonin kokainë 50 euro doza në Kamzë

Gazeta Si – Tre persona, mes tyre xhaxhai dhe nipi, janë arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës.

Policia bën me dije se janë arrestuar L.B., 47 vjeç, R.B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M.L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

47-vjeçari, së bashku me nipin e tij, personin me inicialet R.B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të 47-vjeçarit Brahilika u gjetën dy pako kokaine me peshë 213 gramë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë