Ka ndodhur

Strehuan 5 emigrantë kundrejt fitimit, dy të arrestuar në Lazarat

Gazeta Si – Dy persona nga Lazarati janë arrestuar, pasi akuzohen për ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia e Gjirokastrës thotë se A.M., 51 vjeç dhe M.K., 28 vjeç, janë kapur në vendin e quajtur ish-Pularianë Lazarat, pasi strehonin 5 emigrantë të paligjshëm që kishin si qëllim kalimin në vendet e BE.

Gjatë kontrollit në banesë,  u ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe municion luftarak në pronësi të 51-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë