Ka ndodhur

Humb jetën nga Covid 19 një 43-vjeçar nga Saranda

Gazeta Si – Një 43-vjeçar nga Saranda ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u bërë kështu një nga pacientët më të rinj në moshë muajt e fundit që nuk arrin të fitojë betejën me sëmundjen e rrezikshme.

Edhe pse situata kohët e fundit ka qenë disi më e normalizuar sa i takon infektimeve, virusi vijon të jetë vdekjeprurës.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 765 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 19, 22 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,563 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë