Ka ndodhur

Do shisnin 2 mijë kapsolla për eksploziv, 3 të rinjtë kapen gjatë shkëmbimit

Gazeta Si – Tre persona, mes tyre dhe një adoleshente, janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur, duke trafikuar armë dhe municione luftarake.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Ditë Vere” vuri në pranga tre të rinj, të cilëve iu sekuestruan 2000 kapsolla elektrodetonatore.

Policia thotë se A.Q., 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet; Xh.V., 22 vjeç, i dënuar më parë dhe shtetësia L.B., 18 vjeçe, të dy banues në Durrës, u kapën në flagrancë në momentin e shitjes së kapsollave në zonën e Shkëmbit të Kavajës në plazhin e Durrësit.

22-vjeçari Xh.V., dhe 18-vjeçarja L.B., po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës ku i priste A.Q., i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me 2000 kapsolla elektrodetonatore.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë dhe një pulovër me simbole të policisë, një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë