Gazeta Si – Në ditën e 20 të luftës, Kievi ka përjetuar një mbrëmje tmerri mes raketave të lëshuara nga Rusia dhe shpërethimeve të forta në zonat e banuara.
Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur. Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.
Në shpërthimet e sotme, u dëmtuan edhe fasada dhe zyrat e një stacioni qendror të metrosë në kryeqytetin ukrainas, stacioni Lukyanivska.
Lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në maj, “sepse Rusisë do t’i mbarojnë burimet për të vazhduar pushtimin”.
Kështu thuhet, në një video të publikuar nga mediat ukrainase, nga Oleksiy Arestovich, këshilltar i presidencës ukrainase, duke nënvizuar se “koha e saktë do të varet nga sa burime është i gatshëm të angazhojë Kremlini për fushatën”. “Mendoj se deri në fillim të majit, – tha ai, – duhet të kemi një marrëveshje paqeje, ndoshta shumë më shpejt, do të shohim”.






Ndërkohë, maratona e gjatë midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe shefit të politikës së jashtme kineze, Yang Jiechi, që zgjati gjashtë orë në Romë, nuk dha rezultatet e dëshiruara.
Uashingtoni është gjithnjë e më “i shqetësuar për rreshtimin midis Kinës dhe Rusisë” dhe ka frikë se” Pekini është gati të furnizojë me armë Kremlinin”.
Një hipotezë e mohuar me vendosmëri nga Kina, e cila e bëri të qartë se roli i saj është “të promovojë negociatat e paqes për Ukrainën” dhe e fton Uashingtonin “në përmbajtje maksimale”.
Por tensioni është i dukshëm dhe NATO po shqyrton një samit në Bruksel javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë edhe Joe Biden.
Evropa i ka dhënë dritën jeshile paketës së katërt të sanksioneve. Kremlini, nga ana e tij, ka refuzuar një relaksim të mundshëm ballë për ballë me presidentin amerikan.
Negociatat mes delegacionit ukrainas dhe atij rus do të rifillojnë ktë të martë, ndërsa në terren ka ende luftime. Një autokolonë humanitare u bllokua në Mariupol.
Hipoteza është se Kievi është gati të bëjë lëshime të rëndësishme në pikat vendimtare të negociatave.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të telefonojë sërish liderin rus Vladimir Putin në orët e ardhshme.
Nga ana tjetër, Rusia ka dekretuar një ngrirje të eksporteve të sheqerit të bardhë dhe të papërpunuar deri më 31 gusht dhe të grurit, thekrës, elbit dhe misrit deri më 30 qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




